Marketingu, Promovimi dhe Shitjet

Kur është fjala për marketing dhe promovim, forca e portfolios sonë shpesh flet për veten: Thënë thjesht jemi transparent dhe nuk ka vend për mashtrim. Të gjitha produktet që ne i shesim janë prodhuar në përputhje me standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Dhe kur është fjala për efikasitetin dhe sigurinë, ajo është gjithmonë e para.

Komunikimi i ndershëm dhe i qartë i bazuar në kodin etik farmaceutik janë gjërat thelbësore për marketingun tonë. Qasja jonë profesionale përfshin edukimin e vazhduar të mjekëve dhe farmacistve, organizimin e konferencave dhe seminareve profesionale, mbajtja e prezantimeve për një grup me synime specifike të nxjerra nga opinioni i gjerë, si dhe prodhimi i fletushkave dhe broshurave edukuese qe shpërndahen në pikat e shitjes për pacientet. Të gjitha fushatat tona promovuese janë të përshtatura për të komunikuar forcën unike te secilit prej produkteve individuale që gjenden në portofolin tonë.

Shitja është në thelb një zgjerim i programit tonë të marketingut ku menaxherët me përvojë fusin drejtpërderjtë produktet e portofolios sonë tek vendimmarrësit e rrjetit tonë. Mesazhet e komunikuara nga këta perfaqësues në terren janë zhvilluar nga ekipi ynë i marketingut, dhe çdo përpjekje është bërë për të siguruar që këto mesazhe janë në përputhje me rregullat përkatëse të kodit Farmaceutik për shitje dhe promovim.