Kush jemi ne

Vlerat e rrënjosura në histori

MedicalGroup është krijuar në fillim të vitit 2000 nga një grup i mjekëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor të përfshirë në atë kohë në mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për asistencë humanitare shëndetësore në Kosovë dhe rajon. Sfida e atyre ditëve ishte vendimtare në ndërtimin e formës që ne si kompani e kemi sot. Pavarsisht rrethanave dhe momenteve të vështira, thënjen se “nuk mund të ju ndihmojmë”, ne nuk e përfillim fare.

MedicalGroup është angazhuar për të siguruar cilësi të lartë të produkteve të kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve që ne ofrojme në të gjithë rrjetin ku ne shërbejmë e veprojmë…duke krijuar reputacion të fortë në tregjet tona ne Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Ne jemi duke eksploruar mënyrat në të cilat ne mund të mbështesin zhvillimin përtej tregjeve të tjera më pak të hulumtuara të vendeve tjera të Evropës Juglindore (dhe më gjerë).

Stafi i përkushtuar dhe shumë i motivuar

MedicalGroup ja dedikon suksesin e saj njerëzve të saj, një ekip i profesionistëve që mund të trajtojë çdo sfidë te hedhur në ta – jo kompliment i vogël kur kemi parasysh se Farmaceutika është një industri tepër sfiduese ku vështirsitë paraqiten shumë para se të fillojmë ta shërbejme tregun me produktet tona.

Ne inkurajojmë kreativitetin në mesin e punonjësve tanë dhe investojmë shumë në zhvillimin e tyre profesional dhe personal. Qëllimi është një mjedis i punës që është stimulues i dobishëm dhe sfidues, gjë që synon të sjellë nga më të mirat nga çdo individi dhe, përfundimisht, kryerjen e përsosur te shërbimit dhe mbështetjes së klientëve tanë.

Si mirënjohje për angazhim në shërbim të klientëve dhe konsumatoreve tanë, punetorët që kanë qenë me MedicalGroup për më shumë se 18 muaj dhe kanë treguar rezultate të mira gëzojnë një seri beneficionesh, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare për ata që zgjedhin të ndjekin çertifikime dhe trajnime të avancuara profesionale.