Magazinimi dhe Shpërndarja

MedicalGroup posedon një ndër magazinat më të avancuara për ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe mjekësore 9km në periferi të Prishtinës.

Me 4.500 metra katror, objekti është i projektuar për të shërbyer tregun tonë domestik të Kosovës si dhe të mundësoj exportin në shtetet fqinje, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Kjo strukturë e re na ka mundësuar të jemi më efikas dhe ta ngrisim kualitetin e shërbimit në nivel të rregullave dhe kërkesave të GDP-së dhe rregulloreve të EMEA-së.