Konsultime / Shërbime Këshilluese

MedicalGroup në fillim ka ndihmuar dhe mbështetur organizatat ndërkombëtare shëndetësore që filluan projektet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore pas luftës në Kosovë. Që atëherë, ne kemi qenë të përfshirë në shumë iniciativa që synojnë përmirësimin e cilësisë së kujdesit dhe ofrimit kualitativ të shërbimeve për gati dy milionë banorë të Kosoves.

Hulumtimi i tregut, analiza e fizibilitetit dhe zhvillimi i burimeve njerezore janë ndër shërbimet këshilluese te shumta që ne i ofrojmë për klientët tanë. Edhe pse të të specializuar në prodhime farmaceutike dhe pajisje mjekësore, shumica e punës sonë këshilluese përfshin analizën e të dhënave epidemiologjike, modelimi financiar në institucione shëndetësore si dhe mbështetje për hulumtime klinike

Disa nga punët që ne i kemi bërë dhe që jemi posaqërisht krenar lidhet me infrastrukturën dhe planifikimin e institucioneve të reja shëndetësore private si dhe në asistimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosoves në përpjekjet për të përmirsuar kulitetin në Klinikat e QKUK-së. Projekt i cili planifikohet të finacohet me një “kredi të butë” te organizuar nëpërmjet partnerve Austriak. Ne jemi të përfshirë edhe me përpjekjet për të forcuar shërbimet dhe kapacitetet teknike në klinika të përfshira në ofrimin e Shërbimeve Kardiologjike.

Përfshirja jonë në këto projekte ka ndihmuar ne përmirësimin e të kuptuarit tonë më të mirë të partneritetit publik – privat (PPP), të cilën ne e shohim si një rol kyç në zhvillimin e ardhshëm dhe modernizimin e sistemit dhe kujdesit shëndetësor te Kosoves.

MedicalGroup gëzon lidhje të forta me një numer te gjerë të organizatave ndërkombëtare nga të dy sektorët publik dhe privat, si Bashkimi Europian, Banka Botërore, USAID, UNICEF, EBRD etj.