Hulumtimi dhe Analiza e Tregut

Pothuajse çdo gjë që ne bëjmë në MedicalGroup është e rrënjosur në qasjen se asnjë gur nuk mbetet pa u luajtur, deri sa informata nuk ështe e saktë. Qëllimi ështe që partnerët tanë të jenë të pajisur me informacione që ata kanë nevojë për të marrë vendime të shëndosha, kur është fjala për trajtimin e nevojave të tregjeve të cilëve ne u shërbejmë.

Sigurisht, vështrimi i tregjeve mund të jetë i vështirë edhe në kohërat më të mira, dhe madje edhe nëse tregu në fjalë është i përcaktuar qartë. Ne e dimë këtë shumë mirë duke qenë në zemër të Ballkanit me tregje të EMEA-së që është shumë në zë, në veri dhe në perëndim, si dhe ato me më pak në zë, në jug dhe në lindje.

Nga kjo rrjedhë se kur themi “shohim një mundësi të qartë në treg”, do te thotë që ne e mendojmë atë dhe analiza është reale e bazuar në fakte, mundësi dhe potencial të produktit. Po në të njëjtën mënyrë e mendojmë edhe kur themi, “Ne nuk besojmë se tregu është mjaft i gatshëm për (këtë apo atë).” Në çdo rast, nëse mundësia paraqitet, ne veprojme si NJË në planifikim, realizim dhe shpërndarje duke filluar nga Menaxhmenti e deri tek punëtorët në shpërndarje.